Rafineria e vajit „AL-MAKS“ SHPK nga Strumica ka 90 të punësuar, duke përfshirë një ekip me kualitet të lartë inxhinierësh, teknikësh dhe teknologësh cilësor, kështu që aplikimi i teknologjisë së lartë është garanci për kualitetin e lartë të vajit të lulediellit “BISER” i cili me të drejtë mban epitetin “Vaji nr. 1 në Republikën e Maqedonisë – prodhuar në Rafinerinë e Vajit “AL-MAKS” SHPK nga Strumica.
Rafineria e vajit „AL-MAKS“ SHPK është bërë me teknologjinë më moderne në të cilën në proces të vazhdueshëm instalohen aparatet dhe makineritë nga prodhuesit e njohur “ALFA LAVAL” nga Republika e Suedisë dhe “KERTING” nga Republika e Maqedonisë.
Për ne, rafinimi nga lënda e parë në vaj luledielli 100% të rafinuar me kualitet të lartë do të thotë përmirësim i kualitetit të vajit të rafinuar që plotëson pritshmëritë e konsumatorëve për shijen, aromën, ngjyrën dhe afatin e përdorimit.
Bazuar në kapacitetin ditor prej 100 tonësh, Rafineria “AL-MAKS” SHPK në çdo moment disponon më shumë se 500 tonë produkt të gatshëm vaj gatimi nën markën “BISER” në magacinat që janë të gatshme për të ofruar produktin tonë tek konsumatorët fundorë.
Rafineria e vajit „AL-MAKS“ SHPK është prodhuesi i vetëm i vajit të lulediellit 100% të kualitetit të lartë nën brendin “BISER” i cili është i paketuar në disa përmasa të ndryshme, si më poshtë: ambalazhim 850ml, 905ml, 1 litër, 4.750ml, 5. litra dhe 10 litra të paketuara në folie termike.
Rafineria e vajit “AL-MAKS” SHPK ka më shumë se 2500 partnerë tregtarë në gjithë Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj si Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Serbisë.
Rafineria e vajit “AL-MAKS” SHPK funksionon me kapacitet prej 90 – 100 tonë vaj luledielli të rafinuar të kualitetit të lartë në 24 orë.